Bota11 Korrik 2023, 10:37

Talibanët mbështesin Twitter, militantët ndalojnë përdorimin e Threads

Shkruar nga Pamfleti

Talibanët mbështesin Twitter, militantët ndalojnë

Twitter ka marrë një miratim të çuditshëm nga një udhëheqës i Talibanëve, ndërkohë që numri i përdoruesve të platformës në pronësi të Elon Musk po bie pas publikimit të aplikacionit rival Threads, nga Meta.

Udhëheqësi i Talibanëve Anas Haqqani postoi në Twitter miratimin e tij duke theksuar që ai mendonte se ka disa avantazhe në aplikacionin në pronësi të Musk.

“Twitter ka dy avantazhe të rëndësishme mbi mediat e tjera sociale.” hodhi Haqqani në Twitter.

“Privilegji i parë është liria e të folurit. Privilegji i dytë është natyra publike dhe kredibiliteti i Twitterit. Twitter nuk ka një politikë intolerante si Meta. Platforma të tjera nuk mund ta zëvendësojnë atë," tha ai.

Twitter po përballet me pengesa të mëdha që kur shefi i Tesla dhe SpaceX bleu kompaninë vitin e kaluar, me vështirësi të mëtejshme pasi Mark Zuckerberg i Metës nxorri aplikacionin Threads.

Duket se numri i përdoruesve të Twitter mund të jetë gjithashtu duke rënë pas lëshimit të Threads.

Një numër rekord përdoruesish kanë kaluar në “klonin e Twitter” të Zuckerberg me aplikacionin e tij duke fituar 100 milionë rregjistrime brenda ditësh prej nisjes së tij.

"Kjo është kryesisht kërkesë organike dhe ne nuk kemi filluar ende me shumë promovime. Nuk mund ta besoj se kanë kaluar vetëm 5 ditë!", tha shefi i Meta.

Ndërsa Twitter duket se ka humbje të përdoruesve, talibanët ende duket se e preferojnë atë mbi Threads.

Pasi Musk bleu Twitter dhe shkarkoi mbi tre të katërtat e fuqisë punëtore të kompanisë, ekspertët e mediave sociale shprehën pakënaqësi lidhur me rritjen e gjuhës abuzive në platformë dhe reklamuesit si dhe përdoruesit e rregullt kanë dalë nga faqja.

Por sipas Haqqani, tërheqja më e madhe e Twitter – ku grupi militant vazhdon të postojë – është parimi fleksibël i moderimit të faqes.

Kjo është në kontrast me Facebookun e Meta i cili i sheh talibanët si një organizatë terroriste dhe nuk i lejon ata të postojnë në platformë.

talibanet twitter