TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2023, 16:24

“Të kafshosh dorën që të ushqen”/ Polonia, Hungaria dhe Sllovenia ndalojnë importin e grurit ukrainas, Kievi i “kërcënon” me padi

Shkruar nga Pamfleti

“Të kafshosh dorën që të ushqen”/ Polonia,

Ukraina ka deklaruar se do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për refuzimin e tyre ndaj heqjes së ndalimit të importit të grurit ukrainas. Kështu deklaroi përfaqësuesi tregtar i Ukrainës Taras Kachka në një intervistë për Politico.

Pavarësisht se vende si Polonia kanë qenë tepër të zëshëm në mbështetjen ndaj Ukrainës, Kievi ka vendosur që të padisë vendet e Organizatës Botërore të Tregtisë.

"Unë mendoj se e gjithë bota duhet të shohë se si sillen vendet anëtare të BE-së ndaj partnerëve të tyre tregtarë dhe Bashkimit të tyre, sepse kjo mund të ndikojë edhe në shtetet e tjera, është e rëndësishme të tregohet se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të ndërmarrë veprime ligjore”, tha Kachka.

Kujtojmë se Evropa hoqi veton që ndalon importin e grurit ukrainas, por një gjë të tillë e refuzuan vende si Polonia, Hungaria dhe Sllovenia të cilat e zgjatën ndalimin dhe për një vit. Sipas tyre futja e grurit ukrainas në tregun e tyre do të dëmtonte fermerët vendas.

ukraina padit poloninë

Lini një Përgjigje