Bota23 Shkurt 2024, 15:39

Dyshimet për abuzim me fondet e Europës, BE fut në “sitë” qeverinë e Aleksandër Vuçiç!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshimet për abuzim me fondet e Europës, BE fut në

Sipas asaj që raporton media serbe 'Danas', grupi parlamentar i të Gjelbërve në PE, ka kërkuar një hetim të hollësishëm për mënyrën se si Serbia i ka shpenzuar paratë nga fondet e BE-së.

Telashet duket se po shtohen dita ditës, për presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pas Rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, e cila kërkon anulimin e financimit dhe dhënien e ndihmës financiare Serbisë, nëse hetimi ndërkombëtar vërteton vjedhjen elektorale të regjimit të Aleksandër Vuçiçit, grupi parlamentar i të Gjelbërve në PE i ka dhënë një tjetër “grusht” regjimit të Vuçiç.

Sipas asaj që raporton media serbe Danas, grupi parlamentar i të Gjelbërve në PE, ka kërkuar një hetim të hollësishëm për mënyrën se si Serbia i ka shpenzuar paratë nga fondet e BE-së. Shkak për këtë hetim janë bërë, dyshimet se ka pasur shpërdorim të fondeve të BE-së.

Raporti thuhet se do të publikohet deri në fund të këtij muaji, por “Danas” njofton se nuk ka arritur ende të marrë konfirmim zyrtar për këtë informacion. Dobrica Veselinoviç nga Fronti i Gjelbër-Majtas ka deklaruar së fundi se shkrimi i raportit është në proces.

Një nga autorët e raportit për shpenzimin e parave nga fondet evropiane është, siç mësojmë, Gwendolyn Delbos-Corfield, deputete e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian.

Për kujtesë, raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR -it pritet në fund të muajit. Fakti është se institucionet evropiane, opozita në Serbi që inicioi miratimin e Rezolutës së PE-së, si dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi janë në pritje të atij raporti.

E fundit në një sërë deklaratash nga BE-ja, ishte ajo e kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Gioffre, i cili dy ditë më parë, me rastin e rezolutës së Parlamentit Evropian, tha se pritet raporti përfundimtar i misionit të ODIHR-it për vëzhgim të zgjedhjeve, në mënyrë që më pas të inkurajohet Qeveria e Serbisë që të përmbushë të gjitha rekomandimet e saj.

Ai theksoi se pas publikimit të raportit të ODIHR-it, qeveria e Serbisë do të inkurajohet të ndjekë rekomandimet e atij organi.

Pas zgjedhjeve, ne kërkuam një rishikim serioz të të gjitha pretendimeve për parregullsi dhe theksuam se është e nevojshme të kemi një kornizë të fortë zgjedhore, si dhe të eliminojmë të gjitha dobësitë e vërejtura nga ai mision. Ne presim me padurim raportin e ODIHR-it që duhet të publikohet së shpejti dhe inkurajojmë qeverinë që të zbatojë rekomandimet e atij raporti sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Gioffre.

Kujtojmë se në Rezolutën e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, e cila u miratua më 8 shkurt, në pikën 27, Komisionit Evropian i kërkohet të pezullojë ndarjen e fondeve për Serbinë, nëse pas një hetimi ndërkombëtar, vërtetohet se qeveria është e përfshirë në mashtrime zgjedhore.

Ne ritheksojmë qëndrimin tonë se negociatat e pranimit me Serbinë duhet të përparojnë vetëm nëse vendi bën përparim të rëndësishëm në reformat që lidhen me BE-në, duke përfshirë zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias; i bëjmë thirrje Komisionit dhe Këshillit që të zbatojnë kushte strikte; ne i bëjmë thirrje Komisionit që të ndjekë në detaje raportet e Gjykatës së Audituesve dhe të fillojë menjëherë një auditim të fondeve të dhëna për Qeverinë e Serbisë në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) dhe instrumenteve të tjera financiare; ne theksojmë se nëse autoritetet serbe nuk janë të gatshme të zbatojnë rekomandimet kryesore zgjedhore ose nëse gjetjet e këtij hetimi tregojnë se autoritetet serbe ishin të përfshira drejtpërdrejt në mashtrimin e votuesve, PE bën thirrje për pezullimin e financimit të BE-së bazuar në shkelje të rënda të rregullat e ligjit në lidhje me zgjedhjet në Serbi”, shkruhet në Rezolutë./Përshtati "Pamfleti" nga "Danas"

vuçiç