TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 07:09

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të dominohet ditën e sotme nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira, kryesisht në zonat malore. Në këto zona priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, ajo mund të arrijë deri në 12 m/s.

Ndërkohë, deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje