
Pjesa më e madhe e Evropës po përballet me një valë të fortë të të nxehtit, me temperatura vazhdimisht mbi 40 gradë dhe shumë vende kanë dhënë alarmin.
Vala e të nxehtit është në vazhdim me parashikimet që tregojnë se temperatura do të arrijë 47 gradë Celsius në Gadishullin Iberik.
Franca, Spanja, Italia dhe Portugalia janë vendet ku situata i ngjan një furre.
Që nga e premtja në Spanjë situata është bërë e padurueshme dhe parashikimet tregojnë se temperaturat e larta do të vazhdojnë deri të martën, të cilat pritet të arrijnë 42 gradë Celsius.
Në Portugali, autoritetet lëshuan një paralajmërim portokalli për temperatura jashtëzakonisht të larta gjatë fundjavës.
Temperaturat në Lisbonë dhe Portugalinë qendrore parashikohet të kalojnë 42 gradë Celsius deri të dielën.
Franca është gjithashtu e përfshirë nga një valë e të nxehtit, me temperaturat në jug të vendit që pritet të arrijnë 40 gradë Celsius në disa zona.
Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër për zjarre dhe një alarm portokalli për nxehtësi ekstreme në 14 rajone në të gjithë Francën qendrore dhe juglindore për të shtunën.
Situata pritet të jetë më e vështirë të dielën.
Italia është gjithashtu në "furrë" me temperatura që pritet të arrijnë 40 gradë Celsius në disa zona, sipas autoriteteve.
Lini një Përgjigje