TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2026, 16:58

Tërheqja e trupave amerikane, Donald Tusk: Rreziku më i madh për NATO-n, përçarja e brendshme

Shkruar nga Pamfleti
Tërheqja e trupave amerikane, Donald Tusk: Rreziku më i madh për
Donald Tusk

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar se rreziku më i madh për NATO-n nuk janë kërcënimet e jashtme, por përçarjet e brendshme që po thellohen brenda Aleancës.

Në një reagim në platformën X, ai theksoi se zhvillimet e fundit ndërkombëtare, përfshirë konfliktin e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara me Iranin, kanë nxitur tensione mes aleatëve.

Deklarata e Tusk vjen gjithashtu në një moment kur janë shtuar debatet për rolin e SHBA në Europë, pas qëndrimeve të presidentit Donald Trump për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga vende si Gjermania dhe Italia.

Rreziku më i madh për komunitetin transatlantik nuk janë armiqtë e jashtëm, por shpërbërja e vazhdueshme e Aleancës sonë. Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka për ta përmbysur këtë prirje të dëmshme”, shkroi Tusk.

Ai nënvizoi se uniteti i NATO-s mbetet thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin, në një kohë kur marrëdhëniet mes aleatëve përballen me sfida të reja.

tusk shba nato

Lini një Përgjigje