Pamjet dokumentare tregojnë përgatitjen dhe përplasjen e armatosur jashtë ndërtesës
Momenti i sulmit terrorist jashtë konsullatës izraelite në Stamboll po bën xhiron e botës. Një video nga çasti i sulmit në Stamboll tregon njërin prej tre autorëve duke përgatitur armën, i fshehur pas një automjeti pranë ndërtesës së konsullatës izraelite, dhe më pas duke u larguar për të ndërmarrë sulmin.
Videoja zbulon se autorët ishin të përgatitur, sipas CNN Turk, i cili publikoi pamje ku shfaqet edhe shkëmbimi i zjarrit mes sulmuesve dhe rojeve të sigurisë.
Autorët tentuan të hynin në ndërtesë dhe të lëviznin drejt katit të shtatë, ku ndodhet konsullata, por rojet e sigurisë e kuptuan situatën. Policët u kërkuan të armatosurve të ndalonin, por ata nuk u bindën dhe kështu nisi shkëmbimi i zjarrit, i cili zgjati rreth dhjetë minuta.
Njëri nga tre autorët u vra nga të shtënat e policisë, ndërsa dy të tjerët u fshehën pas një automjeti dhe vazhduan të qëllonin ndaj rojeve. Në fund, një prej të armatosurve u plagos gjatë përplasjes.
???????????????? Additional footage shows the moment of the attack on the Israeli consulate in Istanbul.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) April 7, 2026
3 of the gunmen have been killed in the clashes, with an unknown number of security forces injured.pic.twitter.com/FtsUBNlR9Z https://t.co/2lG6VloFC7
Autorët janë identifikuar.
Ministri i Brendshëm i Turqisë Mustafa Çiftçi tha se “tre persona që u përfshinë në një përplasje të armatosur me policët tanë në detyrë përpara blloqeve Yapı Kredi Plaza në Stamboll u neutralizuan”.
“Dy nga policët tanë u plagosën lehtë. Autorët janë identifikuar. Është konstatuar se njëri prej personave, i cili kishte ardhur në Stamboll nga Izmiri me një makinë me qira, ka lidhje me një organizatë që shfrytëzon fenë, ndërsa një nga dy terroristët, të cilët janë vëllezër, ka precedentë të lidhur me drogën”, tha ai.
#BREAKINGNEW ????
— Earth Brief (@Earth_Brief) April 7, 2026
An armed attack attempt was carried out against the Israeli Consulate in Istanbul, Turkey by three armed assailants.
The moment one of the attackers was neutralized by police was captured on camera.#SONDAKİKA İsrail Konsolosluğu Polis
pic.twitter.com/LOXTb3n3fu
Lini një Përgjigje