Shefi i stacionit të Larisës, Vassilis Samaras është proceduar penalisht për aksidentin tragjik në Greqi, ku humbën jetën 47 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Shefi i stacionit ka qëndruar për 10 minuta para prokurorit mesditën e sotme dhe pas shpalljes së akuzave i është lënë afat për të kërkuar falje në hetuesi të shtunën e ardhshme, deri atëherë do të qëndrojë në paraburgim.
“Samaras që në momentin e parë ka marrë përgjegjësinë brenda kuadrit që i është caktuar. Faji nuk është specifik, ka neglizhencë nga faktorë të ndryshëm”, deklaroi avokati i tij.
Pritet që çështja të kalojë në seancën plenarë të Gjykatës së Apelit Larisa. Fillimisht shefi i stacionit tha se gabimi erdhi si pasojë e kohës së keqe, ndërsa sot pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në shina të gabuara.
Lini një Përgjigje