TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2025, 19:06

Tragjedia në Turqi, prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’i shpëtuar nga flakët (video)

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Turqi, prindërit hedhin nga dritaret fëmijët

Pamje tronditëse janë publikuar nga mediat turke lidhur me tragjedinë e ndodhur në një qendër skijimi në Turqi, ku si pasojë e flakëve që përfshinë resortin humbën jetën 78 persona.

Në një video të publikuar shihet se si prindër të dëshpëruar përpiqen të shpëtojnë fëmijët e tyre nga flakët teksa i hedhin nga dritaret e dhomave. Duket se kjo ishte e vetmja shpresë që prindërit kishin për të shpëtuar fëmijët e tyre.

Hoteli u përfshi nga flakët në orët e natës, ndërsa dyshimet janë se zjarri kishte burimin në kuzhinën e hotelit.

 

Lini një Përgjigje