Epo mosha nuk ishte vetëm një çështje për Joe Biden, të cilën Trump e ka sulmuar shpesh për këtë "problem". Tani është radha e tij.
Imazhe të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump janë bërë virale në mediat ndërkombëtare teksa gjatë një konferencë në Zyrën Ovale, ai shfaqet duke dremitur në karrige.
Trump është fotografuar teksa qëndronte me sy mbyllur ndërsa në anë të tij po zhvillohej një konferencë lidhur me uljen e çmimeve të ilaçeve për humbjen e peshës. Në disa momente, sytë e Trump dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera dukej se luftonte t’i mbante hapur.
Këto imazhe janë përdorur më së shumti nga kundërshtarët e presidentit për të vënë në diskutim përformancën e tij në krye të SHBA-ve.
Donald Trump nuk është i vetmi president i vënë në qendër të mediave për të tilla ngjarje.
Theksojmë këtu se vetë Trump ka sulmuar kryesisht gjatë fushatës zgjedhore ish-presidentin Joe Biden për mungesë energjie, duke e etiketuar atë si "Joe i përgjumur".
Biden, presidenti më i vjetër në histori, është parë gjithashtu në momente duke mbyllur sytë gjatë ngjarjeve publike.
President Donald Trump seemed to struggle to keep his eyes open during a roughly 20-minute stretch at an Oval Office event on drug-price cuts.
— The Washington Post (@washingtonpost) November 8, 2025
Sitting behind the Resolute Desk, Trump’s eyes repeatedly closed while his deputies took turns giving remarks. https://t.co/bBrgTWcULi pic.twitter.com/040BaDoleM
Lini një Përgjigje