
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka shpërthyer ndaj pasardhësit të tij, ku tha se presidenti Donald Trump i ka “bërë një goditje shkatërruese” demokracisë.
“E dija që Trump do kishte një qasje shkatërruese në vend, por duhet ta pranoj që nuk e dija që do të ishte kaq", tha ai.
Trump i ka dhënë një goditje shkatërruese jo vetëm shtëpisë së popullit, por edhe Kushtetutës, sundimit të ligjit, vetë demokracisë sonë”, tha Biden në një gala të organizuar në Omaha nga Partia Demokratike e Nebraskës.
Biden gjithashtu ironizoi deklaratat e përsëritura të Trumpit se mandati i tij i dytë i kishte sjellë “një epokë të artë” vendit.
Në disa raste gjatë komenteve, Biden iu drejtua drejtpërdrejt Trumpit.
Në një rast, ish-presidenti tha: “Sinqerisht, ti vepron në një mënyrë që na turpëron si komb.”
Ish-presidenti diskutoi gjithashtu për diagnozën e tij të kancerit të prostates. Biden e lidhi përvojën e tij personale me rëndësinë e kujdesit shëndetësor.
“Falënderoj Zotin për mjekët dhe infermierët dhe përparimet e jashtëzakonshme që po bëjmë në kërkimin për kancerin. Tani Trump dhe miqtë e tij republikanë po shkurtojnë fondet qeveritare për kujdesin shëndetësor dhe po e bëjnë atë më të shtrenjtë, më të shtrenjtë për pothuajse të gjithë”, tha Biden.
Lini një Përgjigje