Bota 3 Dhjetor 2023, 18:43

Trump i frikësuar se mos i vjedhin votat, thirrje republikanëve për të monitoruar zgjedhjet në shtetet e kontrolluara nga demokratë

Shkruar nga Pamfleti

Trump i frikësuar se mos i vjedhin votat, thirrje republikanëve

Ish presidenti Donald Trump, kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan, u bëri thirrje mbështetësve të tij të shkojnë në Filadelfia dhe dy qytete të tjera të kontrolluara nga demokratët për të monitoruar dhe vëzhguar procesin zgjedhor në 2024. Kjo për shkak të frikës se mund të vidhen ose manipulohen votat në dëm të tij

Sipas Reuters, ai përsëriti pretendimet e tij të pabaza për mashtrim të gjerë elektoral gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Gjatë fjalës së tij në shtetin amerikan të Iowa-s të shtunën, Trump u përpoq gjithashtu të kundërshtonte shqetësimet në rritje midis demokratëve dhe disa republikanëve se rikthimi i tij i mundshëm në Shtëpinë e Bardhë do të përbënte një kërcënim për demokracinë.

trump zgjedhjet