TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 20:25

Kush do ta fitojë Botërorin, portieri që bëri sensacion në Kupën e Botës i befason të gjithë me fjalët e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kush do ta fitojë Botërorin, portieri që bëri sensacion
Vozinja, portieri i Kepit të Gjelbër

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinja, është shndërruar në një nga figurat më të spikatura të Kupës së Botës 2026, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse me një skuadër që arriti të tejkalojë çdo pritshmëri në këtë turne.

Pak para finales së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, dy kombëtare me të cilat Kepi i Gjelbër është përballur gjatë këtij edicioni, portieri u pyet se cilën skuadër preferonte të shihte si fituese të trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Vozinja zgjodhi të mos mbante anë, duke shkaktuar të qeshura në publik me përgjigjen e tij të sinqertë.

Për mua, do ta them përsëri, por realisht nuk më intereson”, u shpreh portieri gjatë një emisioni pak para finales së zhvilluar në Nju Xhersi, duke marrë edhe duartrokitjet e të pranishmëve.

Më tej, ai theksoi se dëshiron që trofeun ta fitojë skuadra që e meriton, ndërsa vlerësoi cilësinë dhe emocionet që ka sjellë ky Botëror.

Uroj që kush e meriton, të fitojë në fund. Mendoj se të gjithë në botë presin të shohin futboll të bukur, me shumë pasion dhe cilësi. Kushdo ta meritojë, le të fitojë. Por ndonjëherë në futboll luan më mirë dhe prapë humbet një ndeshje. Në fund shpresoj që të gjithë të jenë të lumtur me finalen dhe me gjithë Botërorin, sepse ka qenë një turne mahnitës”, deklaroi Vozinja.

Portieri i Kepit të Gjelbër ka fituar admirimin e tifozëve me performancat e tij në këtë Kupë Bote, duke qenë një nga surprizat më të mëdha të kompeticionit.

vozinja portieri i kepit të gjelbër finalja e kupës së botës

Lini një Përgjigje