TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 20:39

Trump me kapele të bardhë, Merz i Gjermanisë pa bashkëshorten; detaje nga Samiti i NATO-s

Shkruar nga Pamfleti

Trump me kapele të bardhë, Merz i Gjermanisë pa

Në Hagë do të mbahet një prej Samiteve të NATO-s, i pari ky me pjesëmarrjen e Presidentit amerikan, Donald Trump, nga momenti kur mori mandatin e dytë si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë detaje mbi atë që po ndodh në Holandë, teksa liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur dhe janë të ftuar në darkën madhështore që Mbretëresha dhe Mbreti i Holandës po shtrojnë në nder të tyre.

Mbërritja e të ftuarve në Pallatin Mbretëror ka nisur në orët e pasdites, ndërsa pritjet nisin nga ora 19:25 në “Huis ten Bosch”.

Trump me kapele të bardhë, Merz i Gjermanisë pa

Sipas medias gjermane ‘Bild’,  kancelari Merz dhe gruaja e tij patën një ndryshim të madh planesh në minutën e fundit. Charlotte Merz, e cila e kishte shoqëruar burrin e saj në samitin e G7 në Kanada vetëm një javë më parë, e anuloi pjesëmarrjen në Samit.

Shkaku që Charlotte ndryshoi agjendën kishte të bënte me faktin se ky do të ishte një samit pune i përqëndruar dhe ajo vendosi që ishte më mirë të mos merrte pjesë, përfshi edhe darkën e organizuar nga familja mbretërore.

Trump me kapele të bardhë, Merz i Gjermanisë pa

Kancelari po përqendrohet 100 për qind në atë që ai e quan një samit "historik", në të cilin aleatët synojnë të angazhohen për rritjen graduale të shpenzimeve në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Nga fotot e publikuara, Presidenti amerikan Donald Trump, ka zgjedhur të mbajë në kokë një kapele të bardhë me mbishkrimin ‘Usa”. Duket se në Samitin e NATO-s, Trump ka lënë mënjanë kapelen e kuqe të MAGA, me të cilën u shfaq teksa avionët amerikanë bombarduan Iranin, pak ditë më parë.

Trump me kapele të bardhë, Merz i Gjermanisë pa

 

Lini një Përgjigje