TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2026, 09:34

Trump: Sanksionet ndaj naftës ruse do të rikthehen pas përfundimit të krizës

Shkruar nga Pamfleti
Trump: Sanksionet ndaj naftës ruse do të rikthehen pas
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se vendimi për të pezulluar përkohësisht disa sanksione që prekin naftën ruse ka si qëllim sigurimin e furnizimit të mjaftueshëm me energji në tregjet ndërkombëtare, në një periudhë kur çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm.

Në një intervistë për NBC News, Trump theksoi se prioriteti kryesor është stabiliteti i tregut global të energjisë.

“Dua që të ketë naftë për botën. Dua që të ketë naftë”, tha ai.

Sanksionet ndaj Rusisë u vendosën në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska. Trump theksoi se këto masa do të rikthehen pasi të përfundojë kriza aktuale.

I pyetur për kritikat e disa liderëve ndërkombëtarë ndaj këtij vendimi, presidenti amerikan nuk iu përgjigj drejtpërdrejt reagimeve, por shprehu kritika ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Jam i surprizuar që Zelensky nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje. Thuajini Zelenskyt të gjejë një marrëveshje, sepse Vladimir Putin është i gatshëm ta bëjë një të tillë”, u shpreh Trump.

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të energjisë gjatë viteve të fundit. Kufizimet ndaj eksporteve ruse të naftës synonin të reduktonin të ardhurat e Moskës nga sektori energjetik, por çdo ndryshim në këto masa mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin ndërkombëtar dhe në luhatjen e çmimeve të naftës.

 

Lini një Përgjigje