TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Korrik 2025, 21:28

Trump shpërthen ndaj Obamës: Tradhtar, tentoi grusht shteti kundër meje!

Shkruar nga Pamfleti

Trump shpërthen ndaj Obamës: Tradhtar, tentoi grusht shteti

Presidenti amerikan akuzon paraardhësin për komplot për të manipuluar zgjedhjet e 2016-ës...

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar publikisht paraardhësin e tij Barack Obama për “tradhti të lartë”, duke pretenduar, se ky i fundit kishte udhëhequr një komplot për ta lidhur Trump-in me Rusinë dhe për të sabotuar fushatën e tij zgjedhore në vitin 2016.

“Është e qartë. Ai është fajtor. Ky ishte akt tradhtie. Tentuan të më vidhnin zgjedhjet. Bënë gjëra që as në shtete të tjera nuk mund të imagjinohen”, deklaroi Trump të martën nga Zyra Ovale.

Ky sulm i fundit vjen pasi drejtuesja e inteligjencës amerikane, Tulsi Gabbard, kishte paralajmëruar ditë më parë se do të referonte për ndjekje penale disa zyrtarë të administratës Obama, për vlerësimin e tyre të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Ajo deklasifikoi disa dokumente që, sipas saj, dëshmojnë për një “komplot tradhtar” të niveleve të larta në administratën Obama për të dëmtuar Trump-in.

Pavarësisht akuzave, një raport zyrtar i shërbimeve amerikane të inteligjencës në vitin 2017 kishte konkluduar se Rusia, përmes dezinformimit në rrjetet sociale dhe hakerimit, kishte tentuar të dëmtonte Hillary Clinton dhe të ndihmonte fushatën e Trump-it. Megjithatë, raporti theksonte se nuk kishte prova që këto përpjekje kishin ndikuar në rezultatin final të zgjedhjeve.

Një raport dypartiak i Senatit amerikan në vitin 2020 konfirmonte gjithashtu se Rusia përdori figura republikane si Paul Manafort, si dhe platforma si WikiLeaks, për të ndikuar në zgjedhjet në favor të Trump-it.

Akuzat e fundit të Trump vijnë në një kohë kur ai po përballet me presion të shtuar nga baza e tij konservatore për të zbuluar më shumë informacione mbi çështjen Jeffrey Epstein, financierit që vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafik seksual.

Për të larguar vëmendjen nga kjo çështje, Trump shpërndau ditë më parë në platformën e tij Truth Social një video të rreme që tregonte arrestimin e Obamës në Zyrën Ovale. I pyetur për Epstein, Trump kaloi menjëherë në sulme ndaj Obamës dhe Hillary Clinton: “Gjuetia e shtrigave për të cilën duhet të flisni është ajo që bënë me mua. E kapën Obamën në flagrancë. Ai dhe të tjerët tentuan të manipulojnë zgjedhjet. Dhe duhet të ketë pasoja shumë të rënda për këtë,” tha ai.

Ai shtoi më tej se Obama dhe zyrtarët e tij kishin kryer “një akt grushti shteti” kundër tij dhe se “kishte ardhur koha që të merren masa”. /Reuters

Lini një Përgjigje