Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të vendosë trupa në territorin iranian, duke përjashtuar përfshirjen direkte në konflikt.
I pyetur nga gazetarët këtë të hënë nëse po merrej në konsideratë dërgimi i forcave britanike në Lindjen e Mesme, Starmer u përgjigj: “Kjo nuk është lufta jonë dhe ne nuk do të përfshihemi në të.”
Ai mbrojti qëndrimin e qeverisë britanike gjatë gjithë zhvillimeve të fundit, duke theksuar se vendi po ndërmerr “veprime mbrojtëse” me qëllim mbrojtjen e “jetëve britanike, interesave britanike dhe, natyrisht, aleatëve tanë në rajon”.
Në të njëjtën linjë, Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe të angazhohet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të energjisë.
Ky eshte djale kapedan e zoteri, kot nuk ia kane dhene titullin Sir.
Ky eshte djale kapedan e zoteri, kot nuk ia kane dhene titullin Sir.
Nuk keni si të përfshiheni se nuk ju qas njeri.