TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shtator 2024, 11:49

Tsipras nxjerr nga skena kreun e SYRIZA-s,  zgjedhje të jashtëzakonshme në parti për liderin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Tsipras nxjerr nga skena kreun e SYRIZA-s,  zgjedhje të

Alexis Tsipras ka goditur sërish politikën greke. Përmes një manovre të brendshme të “Grupi 87”, ish-kryeministri i Greqisë ka vënë në lëvizje dhe ka miratuar një mocion ndaj kryetarit të Syriza, Stefanos Kasselakis.

Me 163 vota pro, Komiteti Qendror kaloi mocionin që detyron tani partinë të thërrasë një kongres të jashtëzakonshëm për të votuar një lider të ri.

Mediat greke shkruajnë se përballë Kasselakis do të jetë Pavlos Polaik, ish-ministër i Shëndetësisë.

Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e kritikës së shumë zyrtarëve të lartë të Syriza-s se kreu i ri i saj.  Homogjeni greko-amerikan Stefanos Kasselakis, ka treguar muajt e fundit sjellje autoritare dhe nuk është plotësisht i lidhur ideologjikisht me partinë.

Kasselakis që ishte parë prej shumë anëtarëve të të Majtëve Radikalë si një i ri karizmatik që mund ta nxirrte partinë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet pas humbjes së dy betejave zgjedhore vitin e kaluar dhe dorëheqjes së liderit historik Aleksis Tsipras, përballoi një përçarje të madhe me ikjen e një grupi prej 11 deputetësh që krijuan partinë e Majta e Re.

Por përsëri pakënaqësia ndaj tij vazhdoi deri në ditët e fundit dhe kritikat u shtuan madje edhe në gjatë festimeve katërditore të dasmës së tij, në fund të gushtit me partnerin e tij Tyler Macbeth.

Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian , kur u pa se megjithëse konservatorët humbën një përqindje të madhe votuesish dhe grekët përsëri nuk u bindën që të jepnin më shumë vota për të Majtën Radikale, kritikat u shtuan dhe në parti i krijuan disa kampe.

greqia

Lini një Përgjigje