Menjëherë pas konfirmimit nga Izraeli se sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, ka vdekur, në rrjetet sociale të tij u publikua një mesazh i ri.
Mesazhi i shkruar me dorë, i shpërndarë edhe nga mediat shtetërore iraniane, i kushtohet marinarëve iranianë që u vranë në një sulm të fundit amerikan. Ceremonia mortore e tyre pritej të zhvillohej gjatë ditës së sotme.
“Në rastin e ceremonisë së varrimit të anëtarëve të guximshëm të Marinës së Republikës Islamike të Iranit: kujtimi i tyre do të mbetet përgjithmonë në zemrat e popullit iranian dhe këto sakrifica do të forcojnë themelet e forcave të armatosura në vitet që vijnë. I lutem Zotit të Plotfuqishëm t’u japë këtyre martirëve nderimet më të larta”, thuhet në mesazh.
Deri tani, autoritetet iraniane nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e një prej figurave më të larta të regjimit.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, operacioni për eliminimin e Larijanit ishte planifikuar fillimisht për natën mes së dielës dhe të hënës, por u shty në momentin e fundit.
Rrjeti izraelit Channel 12 raportoi se të hënën pasdite u siguruan informacione për vendndodhjen e tij në një apartament që përdorej si strehë e përkohshme, dhe jo si rezidencë zyrtare. Sipas të njëjtave burime, Larijani ndodhej në objektin e goditur nga forcat ajrore izraelite së bashku me djalin e tij.
Informacioni për vendndodhjen e tij, sipas raportimeve, ishte siguruar nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Izraelit. Mediat izraelite shtojnë se, që nga fillimi i luftës, ishte krijuar një njësi e posaçme me detyrë gjurmimin e vazhdueshëm të lëvizjeve të Larijanit.
به مناسبت مراسم تشییع سلحشوران نیروی دریایی ارتش جمهوری اسلامی ایران: یاد آنان همواره در قلب ملت ایران خواهد بود و این شهادتها بنیان ارتش جمهوری اسلامی را برای سالها در ساختار نیروهای مسلح استوار مینماید. ازخداوند متعال علو درجات برای این شهدای عزیز خواستارم. pic.twitter.com/dvTdhyDYbY
— Ali Larijani | علی لاریجانی (@alilarijani_ir) March 17, 2026
Lini një Përgjigje