Kronike 4 Nëntor 2023, 21:25

U kap me drogë, arrestohet 50-vjeçari në Janinë, sekuestrohet marijuana që vinte nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë, arrestohet 50-vjeçari në Janinë,

Një 50-vjeçar është vënë në pranga mesditën e sotme nga policia greke, pasi akuzohet për transport të lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke, 50-vjeçari u arrestua në rrugën “Egnatia” në afërsi të vendit të quajtur “Dodoni” në hyrje të Janinës.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 64 pako me 70 kg e 400 gram marijuanë, shkruan "Protothema".

Vlera totale e drogës së sekuestruar varion nga 140.800 euro deri në 211.200 euro, ndërsa është konfiskuar edhe makina që i 50-vjeçari e përdorte si mjet për transportin e drogës.

Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të siguruar nga antidroga e Patras për lëvizjen e një sasie të madhe droge nga kufiri gjelbër i Shqipërisë për në Greqi, ndërkohë që hetimet do i kryejë Prokuroria e Janinës.

Policia greke bën me dije se çmimi i marijuanës në Greqi është rritur e tashmë varion nga 2000-3000 euro/kg. Prej fillimi të vitit policia greke ka sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

U kap me drogë, arrestohet 50-vjeçari në Janinë,

janine droge shqiperi