TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2023, 15:39

Përplasi për vdekje të moshuarën me biçikletë, arrestohet 53-vjeçarja në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje të moshuarën me biçikletë,

Një 53-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi paraditen e sotme përplasi me automjet një 72-vjeçare e cila po  lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ndërroi jetë në spital.

"Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja 72 vjeçe. Shtetasja për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

shkoder perplasje arrestim

Lini një Përgjigje