Bota26 Shkurt 2023, 21:57

Ukraina nënshkruan sanksione të reja: Janë kundër atyre që ndihmojnë Rusinë të bëjë luftë!

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina nënshkruan sanksione të reja: Janë kundër atyre

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar 3 dekrete të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes me sanksione të reja kundër atyre që kanë ndihmuar Rusinë në luftë.

Sanksionet janë kundër atyre rusëve të përfshirë në rrëmbimin e fëmijëve ukrainas. Kundër atyre përfaqësuesve të sektorit të sportit rus që po përpiqen ta vënë sportin në shërbim të agresionit, kundër atyre që ndihmojnë në ruajtjen e strukturave mercenare në Rusi për luftën kundër Ukrainës dhe të gjithë njerëzit e lirë”. Presioni nga Ukraina do të vazhdojë. Presioni i botës mbi shtetin terrorist do të vazhdojë”, shton Zelensky.

Po ashtu në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky tha se e drejta ndërkombëtare nuk do të lërë Donbasin dhe Krimenë në duart e Putin.

"Ukraina nuk do të braktisë askënd, nuk do t'i lërë askujt armikut. Ne do të kthejmë të gjithë njerëzit tanë dhe gjithçka tonën nga robëria ruse. Në vitin 2014, agresioni rus filloi me pushtimin e Krimesë. Është e arsyeshme që duke çliruar Krimenë, ne do t'i japë një fund historik çdo përpjekjeje të Rusisë për të shkatërruar jetën e ukrainasve dhe të gjithë popujve të Evropës dhe Azisë që Kremlini dikur pretendonte se po pushtonte. E drejta ndërkombëtare do të mbizotërojë këtu, në tokat e Ukrainës: në Donbas, në det të Azovit, rajonit Kherson dhe Krimesë".-tha Zelensky.