Një këshilltar i lartë i presidentit Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podoylak ka paralajmëruar se Rusia duhet të përgatitet për "më shumë luftë" në territorin e saj, disa orë pasi një ndërtesë e lartë në Moskë u godit nga një dron për herë të dytë brenda një jave.
Kievi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar nëse qëndron pas sulmit, shkruajnë mediat e huaja.
"Moska po mësohet me një luftë të plotë, e cila, nga ana tjetër, së shpejti më në fund do të zhvendoset në territorin e "autorëve të luftës" për të mbledhur të gjitha borxhet e tyre. Gjithçka që do të ndodhë në Rusi është një proces objektiv historik. Më shumë dronë të paidentifikuar, më shumë kolaps, më shumë konflikte civile, më shumë luftë…”, u shpreh ai.
Podoylak ka spekuluar prej kohësh publikisht se si shoqëria ruse po lihet e paqëndrueshme nga lufta në Ukrainë.
Lini një Përgjigje