TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Korrik 2023, 22:27

Ukraina “pazari” i radhës mes SHBA-së dhe Rusisë!

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina “pazari” i radhës mes SHBA-së dhe Rusisë!

Pavarësisht deklaratave se Kievi është ai që vendos, në fund lufta do të përfundojë me dakordësin e dy “peshkaqenëve” të mëdhenj...

Të gjitha luftërat, me kalimin e kohës, përfundojnë përmes negociatave, kështu që as kjo nuk do të jetë ndryshe nga të tjerat. Po pyetja kryesore është se në ç ‘kushte do të arrihet negocimi!

Publikisht, amerikanët thonë se i takon Ukrainës dhe vetëm Ukrainës që të përcaktojnë kushtet në të cilat do të ishte e gatshme të binte dakord për një armëpushim. Qeveria ukrainase e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se objektivi i tyre është të marrin të gjithë tokën e tyre mbrapsht. Kjo përfshin rajonin e Donbasit dhe gjithashtu gadishullin e Krimesë, të marra nga Rusia në 2014.

Por a ka pasur negociata në prapaskenë mes amerikanëve dhe rusëve? Sigurisht që negociatat janë zhvilluar, por ato janë shumë "jozyrtare".

Në fillim të korrikut të këtij viti, mësuam se një grup ish-zyrtarësh të sigurisë kombëtare amerikane takuan zyrtarë të lartë rusë, të cilët besohet se janë afër Kremlinit. Në një rast, në biseda ishte i përfshirë edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në diplomacinë e kanaleve të fshehta të komunikimit janë përfshirë të gjithë ish-zyrtarët e administratës amerikane.

Në diplo-speak, kjo formë e kontaktit indirekt midis dy qeverive, ku përfshihen individë privatë, njihet si "diplomacia e rrugës së dytë". Në këtë rast, megjithatë, duke qenë se dimë se Lavrov ishte i përfshirë, diskutimet janë quajtur "track 1.5"; njëra anë e bisedës përfshin një zyrtar qeveritar në shërbim.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini nuk dhanë asnjë koment mbi takimet. As vetë individët nuk pranuan të komentonin. Por kjo përfaqëson një përpjekje për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura dhe për të eksploruar çdo bazë të përbashkët nga e cila mund të dilte një armëpushim.

Ndërsa lufta zvarritet, me një kosto të madhe njerëzore dhe politike, përpjekjet për të gjetur hapësirë për negociata dhe kompromis do të rriten. Pavarësisht deklaratave se Kievi është ai që vendos, në fund lufta do të përfundojë me dakordësin e dy “peshkaqenëve” të mëdhenj./Sky News

shba rusia ukraina

Lini një Përgjigje