TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2026, 17:34

Ultimatumi i Trump drejt skadimit, Irani ndërpret çdo kontakt me SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi i Trump drejt skadimit, Irani ndërpret çdo kontakt me
Teherani

Irani ka ndërprerë të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta me Shtetet e Bashkuara, duke mbyllur kanalet diplomatike dhe çdo formë komunikimi, sipas gazetës shtetërore Tehran Times.

Është pezulluar gjithashtu çdo lloj shkëmbimi mesazhesh,” theksohet në raportim.

Vendimi vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa paralajmërimet për një përshkallëzim të mundshëm në Lindjen e Mesme janë intensifikuar.

Sipas Reuters, që citon një burim të lartë iranian, Katari ka përcjellë në Uashington mesazhin e Teheranit lidhur me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për goditje ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.

Burimi iranian paralajmëroi se çdo sulm ndaj centraleve energjetike do të ketë pasoja të menjëhershme dhe të gjera në rajon.

Nëse Amerika sulmon stacionet e prodhimit të energjisë në Iran, e gjithë rajoni dhe Arabia Saudite do të zhyten në errësirë totale,” thuhet në deklaratë.

I njëjti burim shtoi se në rast përshkallëzimi të pakontrolluar, aleatët e Iranit mund të ndërmarrin masa shtesë strategjike.

Nëse situata del jashtë kontrollit, aleatët e Republikës Islamike do të mbyllin gjithashtu Ngushticën Bab al-Mandab,” paralajmëroi ai.

Sipas këtij vlerësimi, Shtetet e Bashkuara kërkojnë hapjen e Ngushticës së Hormuzit për të garantuar qarkullimin e energjisë, por Teherani refuzon ta bëjë këtë në këmbim të asaj që i konsideron “premtime boshe”.

Zhvillimet e fundit tregojnë një ndërprerje të plotë të komunikimit diplomatik dhe një rritje të rrezikut për përplasje të drejtpërdrejtë, ndërsa përpjekjet për negociata duken të pezulluara.

iran shba

Lini një Përgjigje