TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2025, 09:38

Video virale/ Ja si hakmerret zjarrfikësi ndaj tradhëtisë së bashkëshortes

Shkruar nga Pamfleti

Video virale/ Ja si hakmerret zjarrfikësi ndaj tradhëtisë së

Një festë ditëlindjeje me familjen dhe miqtë për 40-vjetorin e Nick Gallante, një zjarrfikës nga New Jersey, rezultoi me një video që u bë virale në internet për shkak të kthesës së papritur që morën gjërat para të ftuarve.

Niku dhe gruaja e tij Samantha, 33 vjeç, të martuar prej më shumë se tre vjetësh dhe prindër të dy fëmijëve të vegjël, dukeshin si çifti perfekt deri në festën e ditëlindjes, ku përralla e tyre u shemb në publik.

Nick e akuzoi publikisht gruan e tij për tradhëti, gjatë një feste surprizë për ditëlindje të organizuar nga vetë Samantha.

Ajo që supozohej të ishte një festë e gëzueshme, shpejt u shndërrua në kaos kur Nick mori mikrofonin dhe u përball me gruan e tij.

Në një skenë që është parë miliona herë në rrjetet sociale, Nick e thirri Samanthën të qëndronte pranë tij, duke i thënë se kishte një "dhuratë" të veçantë për të.

Duke iu referuar unazës së saj dhe duke vënë re se ajo kishte veshur të njëjtën këmishë që kishte veshur kur ai i propozoi për martesë, ai i kërkoi asaj t’ia jepte unazën, gjë që ajo e bëri, me shumë mundësi duke pritur ndoshta ta zëvendësonte me diçka më të shtrenjtë.

Por në vend që t’i vendoste një diamant të ri në dorë, Niku i dha një të ashtuquajtur “puthje vdekjeje” mafioze, një simbol i shefit të mafias që tregon se një anëtar i familjes kriminale është dënuar për vdekje.

Zjarrfikësi i New Jersey-t filloi më pas zbulimet, duke i thënë Samantha-s: "Unë di ****** gjithçka." Ai pretendoi se kishte parë foto të të dashurit të saj të panjohur dhe e dinte se po merrte pilula kontraceptive emergjente.

Ai bërtiti "të urrej, dreqin" dhe "e urrej atë që u bëre fëmijëve të mi, jetën që ua vodhe atyre, dreqin".

 

Lini një Përgjigje