Mijëra qytetarë serbë kanë protestuar ditën e sotme në Beograd nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.
Qytetarët e zemëruar i drejtohet presidentit Aleksandër Vuçiç, qeverisë dhe mediave që ajo kontrollon, ku sipas tyre nxisin urrejtje dhe dhunë.
Protestuesit, mes tyre edhe anëtarë të disa partive opozitare, kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të shërbimit televiziv publik, anëtarëve të organit që rregullon median elektronike, ministrit të brendshëm dhe kreut të Inteligjencës së Sigurisë.
Ata gjithashtu duan t’u jepet fund reality show-ve dhe mediave që promovojnë dhunën. Protestuesit bllokuan lëvizjet në qytet duke shkaktuar kaos.
Kujtojmë se protestat masive nisën pas dy të shtënave që ndodhën në Beograd në muajin maji ku mbetën të vrarë edhe disa fëmijë. Këtë herë, ata bllokuan autostradën kombëtare.
Kjo ishte protesta e tetë në kryeqytet, e cila këtë herë u shtri në 20 qytete të tjera.
Lini një Përgjigje