Bota25 Qershor 2023, 10:02

‘Sallata ruse’ e një grushti shteti; çfarë po ndodh sot në Moskë pas 24 orësh kaosi

Shkruar nga Pamfleti
‘Sallata ruse’ e një grushti shteti; çfarë po ndodh
Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar Wagner, është larguar nga qyteti jugor rus i Rostov-on-Don me ushtarët e tij.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar kërcënimit të menjëhershëm të pushtetit të tij pasi lideri i grupit mercenar Wagner ra dakord t’i jepte fund kryengritjes së tij kundër ushtrisë ruse. 

Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa nuk u kuptua.

Sa hap e mbyll sytë, Yevgeny Prigozhin, shefi i grupimit të mercenarëve Wagner, të cilët luftën në front të parë në Ukrainë, tronditi rrjetin.

“Do ta var Sergey Shoigun në Sheshin e Kuq dhe do e varros në mauzoleun e Vladimir Lenin”.

Me këto tone të ashpra në kulm, ai i bëri botës me dije se Mbrojtja e Shoigut, kishte goditur një kamp Wagner dhe kishte lënë qindra ushtarë të vrarë.

Për këtë, ai do të kërkonte hakmarrje të menjëhershme dhe nisi kthimin e trupave në territor rus, ku në më pak se tre orë, mori qytetin e parë me 1.1 milionë banorë, pa asnjë rezistencë të hasur.

Më tej u arrit marrëveshja dhe Yevgeny Prigozhin është larguar nga qyteti jugor rus i Rostov-on-Don me ushtarët e tij.

Kaosi 24 orësh në Rusi që mori vëmëndjen e gjithë botës;

– Yevgeny Prigozhin anuloi marshimin e trupave të tij Wagner në Moskë të shtunën vonë në mbrëmje pas negociatave me aleatin e Putinit dhe liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

– Ai gjithashtu pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi dhe Kremlini ka thënë se nuk do të ndjekë dënimin kundër tij apo luftëtarëve të Wagner.

– Marrëveshja de-përshkallëzon një krizë të madhe sigurie për Rusinë.

– Putin madje kishte paralajmëruar për luftë civile të shtunën në një fjalim kombëtar, duke i cilësuar veprimet e Prigozhin si “tradhti”.

– Por deri të dielën në mëngjes, trupat Wagner ishin tërhequr nga Rostov-on-Don, komanda ushtarake jugore që ata kishin kapur të shtunën.

– Presidenti ukrainas Zelensky thotë se revolta ka zbuluar një “kaos të plotë” në Rusi dhe se “bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë”.

– Udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së thonë se po monitorojnë situatën nga afër.

– Uashingtoni thuhet se u informua për planet e rebelimit që të mërkurën, raportojnë mediat amerikane.

vladimir putin grusht shteti yevgeny prigozhin