
Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Gjermania i jep “mbështetje të plotë” anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Mesazhi i këtij të fundit vjen pasi presidenti ukrainas mbërriti në Gjermani për vizitën e tij të parë në vend që nga fillimi i pushtimit rus.
Gjatë takimit Zelensky falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe tha se vendi i tij do t'i jetë gjithmonë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e saj gjatë pushtimit të plotë të Rusisë.
“Tani është koha që ne të përcaktojmë fundin e luftës tashmë këtë vit, mund ta bëjmë të pakthyeshme disfatën e agresorit tashmë këtë vit”, tha Zelensky.
Zelenskiy shtoi se ndërsa Kievi do të diskutonte iniciativat e paqes nga shtetet e tjera, çdo propozim duhej të bazohej në pozicionin e Ukrainës dhe planin e saj të paqes.
“Lufta po ndodh në territorin e vendit tonë dhe kështu çdo plan paqeje do të bazohet në propozimet e Ukrainës”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje