Bota14 Maj 2023, 17:14

Mbyllen qendrat e votimit në Turqi, pritet nisja e numërimit të votave; Erdogan thirrje mbështetësve për të mbrojtur kutitë

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllen qendrat e votimit në Turqi, pritet nisja e numërimit të

Qendrat e votimit në Turqi janë mbyllur rreth orës 17:00 dhe tani numëruesit po bëhen gati të hapin kutitë e votimit dhe të nisin numërimin e tyre.

Sipas informacioneve në orë 19:00 me atë lokale pritet që të nisin numërimet e para. Por ligjit turk, ndalon raportimin e çdo rezultati deri në orën 21:00 me kohën lokale. Rezultati i plotë i zgjedhjeve mendohet se do të përfundojë pas 3 ditëve.

Mbyllen qendrat e votimit në Turqi, pritet nisja e numërimit të

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50 për qind të votave, gara do të përcaktohet në balotazhin e 28 majit. 64 milionë njerëz me të drejtë vote kanë votuar në 190 mijë qendra votimi. Shifra e pjesëmarrjes në këto zgjedhje është 90 për qind.

Ndërkohë Erdogan u është drejtuar mbështetësve në një postim në Twitter pas përfundimit të votimit ju ka kërkuar mbështetësve të tij që të mbrojnë kutitë e votimeve.

Procesi i votimit është përfunduar në të gjithë vendin në një mënyrë që i përshtatet demokracisë sonë. Tani, si gjithmonë, është koha për të mbrojtur fort kutitë e votimit. Derisa të finalizohen rezultatet, ne do të vazhdojmë të mbrojmë vullnetin e popullit tonë”, tha ai.

Mbyllen qendrat e votimit në Turqi, pritet nisja e numërimit të

zgjedhjet turqi erdogan