Bota14 Maj 2023, 18:19

Nis numërimi i votave në Turqi, Erdogan kryeson përballë Kılıçdaroglu

Shkruar nga Pamfleti

Nis numërimi i votave në Turqi, Erdogan kryeson përballë

Rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi tregojnë se presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan kryeson përballë rivalit kryesor Kemal Kılıçdaroğlu.

Nis numërimi i votave në Turqi, Erdogan kryeson përballë

Kur janë numëruar rreth 23 për qind e kutive, Erdogan kryeson me 54.63% përballë Kemal Kilicdaroglu, i cili ka marrë 39.4%. Ndërsa dy kandidatët e tjerë kanë marrë respektivisht; Muharrem Ince 0.56%, ndërsa Sinan Oğan 5.41%.

Nis numërimi i votave në Turqi, Erdogan kryeson përballë

Ndërsa sa i takon ndarjes së votova për vendet në parlament, koalicioni i Erdogan  kryeson me 45,5 % që përkthehet në 311 deputetë. Koalicioni opozitarë renditet i dyti 16,05% ose 132 deputetë. Parti e Ince 14,43% ose 72 deputetë, ndërsa partia e Oğan ndodhet në 7,85% ose 40 deputetë. Ende ka shumë kuti për të numëruar dhe shifrat mund të ndryshojnë.

Gjithsej kanë votuar 64,190,651 qytetarë, ku 3,4 milionë votues u rregjistruan nga jashtë vendit. Aktualisht janë numëruar 11,431,418 vota.  Kujtojmë se çdo votues hodhi dy vota, një për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.

zgjedhjet turqi erdogan kryeson