TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2023, 14:47

Vizita në Berlin, Antonio Tajani: Ballkani të jetë prioritet për BE, nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë dhe Turqisë

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Berlin, Antonio Tajani: Ballkani të jetë prioritet
Antonio Tajani në Gjermani

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, ku tërhoqi vëmendjen tek rajoni i konsideruar si “oborri i pasmë i Europës”, e që duket se po kthehet në një fushëbeteje për influencë.

Ai tha se Ballkani duhet të jetë prioritet i BE dhe nuk duhet lënë në dorë të Rusisë.

“Nuk mund ta lëmë Ballkanin në duart e rusëve, turqve, sauditëve dhe kinezëve. Kjo është arsyeja përse kemi nevojë për një prani të madhe industriale të Europës atje, dhe kjo varet nga vendet e mëdha të industrializuara. Ne duhet medoemos t’i afrojmë këto vende me Bashkimin Europian”, u shpreh Tajani.

Vëmendjen e shtuar që po merr Ballkani në perëndim e dëshmoi qartë edhe turi rajonal i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili erdhi pak ditë pas deklaratës së bujshme të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky se Rusia po planifikon një luftë në rajon, duke e kthyer atë një Lindje te mesme të dytë.

Stoltneberg megjithatë, u përpoq ta davariste frikën e një skenari të tillë dhe garantoi përkushtimin e aleancës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

antonio tajani ballkani

Lini një Përgjigje