TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Maj 2023, 12:28

Volodymyr Zelensky nuk lejohet të mbajë fjalim në Eurovision, organizatorët: Nuk duam ngjyrime politike

Shkruar nga Pamfleti

Volodymyr Zelensky nuk lejohet të mbajë fjalim në Eurovision,

Megjithëse kishte planifikuar të mbante një fjalim, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk do të lejohet të mbajë një të tillë në “Eurovision”.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili është organizator i garës, tha se kishte refuzuar kërkesën e liderit ukrainas për t’iu drejtuar audiencës së ngjarjes të shtunën.

Në emër të Ukrainës që ndodhet në luftë, konkursi po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Eurovision Song Contest është një shfaqje argëtuese ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga rregullat dhe parimet strikte që janë vendosur që nga krijimi i tij”, thuhet në një deklaratë të EBU-së.

Sipas rregullave, nuk lejohet asnjë ngjyrim politik!

 “Si pjesë e tyre, një nga themelet e konkursit është natyra jopolitike e ngjarjes. Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike ose të ngjashme, si pjesë e konkursit”.

EBU shtoi se kërkesa e Zelenskyt për t’iu drejtuar audiencës në konkursit “për fat të keq nuk mund të pranohet, pasi do të ishte kundër rregullave të ngjarjes”, pavarësisht se ishte me qëllim të mirë. EBU gjithashtu vuri në dukje se do të performojnë 11 artistët ukrainas, duke përfshirë fituesit e vitit të kaluar “Kalush Orchestra”.

volodymyr zelensky fjalim eurovision

Lini një Përgjigje