TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Maj 2025, 12:02

Vrasja zyrtarëve izraelite në Washington, Netanyahu urdhër urgjent ambasadave

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja zyrtarëve izraelite në Washington, Netanyahu urdhër
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu,

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar rritjen e masave të sigurisë për të gjitha përfaqësitë diplomatike izraelite në botë, pas sulmit me armë zjarri në Washington, ku u ekzekutuan dy punonjës të ambasadës së Izraelit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Kryeministrit, Netanjahu ka zhvilluar një bisedë me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, për të marrë informacion mbi rrethanat e sulmit dhe identitetin e viktimave.

Viktimat janë identifikuar si një çift i ri, i cili kishte planifikuar të fejoheshin në një të ardhme të afërt. 

Prokurorja Bondi, sipas njoftimit, ka shprehur ngushëllimet e saj për qeverinë izraelite dhe ka theksuar se autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ajo shtoi gjithashtu se autori i dyshuar i sulmit do të përballet me drejtësinë.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar mbi situatën dhe po ndjek nga afër zhvillimet, duke kontribuar në menaxhimin e saj.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi natyrën e masave të reja të sigurisë apo kohëzgjatjen e tyre. Hetimet për incidentin në Uashington janë ende në vazhdim.

 

netanyahu vrasja zyrtarëve izraelite në washington

Lini një Përgjigje