Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kërkon që me çdo kusht të anashkalojë njohjen e Kosovës, apo procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Për këtë ka bërë një propozim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen njëkohësisht në Bashkimin Europian.
“Nëse pranohemi të gjithë së bashku, pa përjashtim, të gjithë do të ndihen më mirë, si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët.
Dëgjoj vetëm reagime të mira për këtë ide dhe do t’ua them këtë Antonio Kostës dhe Ursula von der Leyen”, tha Vuçiç.
Kryeministri malazez Milojko Spajić iu përgjigj këtij sugjerimi, duke deklaruar në X se ai ishte dakord që “BE-ja duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.
“Ne do të jemi atje që në vitin 2028, do t'ju presim atje dhe po ju mbështesim që të përshpejtoni vërtet kandidatët e tjerë në rajon.”, shkroi ai.
Çfarë pret BE-ja nga Serbia?
Nemanja Todoroviç Stiplija, kryeredaktor i portalit të pavarur të lajmeve me seli në Beograd, European Western Balkans, i tha DW se Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian e kanë bërë të qartë se progresi i Serbisë do të matet në bazë të tri çështjeve kryesore të përcaktuara në një dokument që Serbia i paraqiti BE-sënë vitin 2024: përmirësimi i lirisë së medias, sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.
Në përgjigje të një pyetjeje të DW, një zëdhënës i Komisionit tha se përveç këtyre fushave, Serbia pritet të "investojë më shumë përpjekje dhe të bëjë kompromise për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe për të adresuar dezinformimin dhe manipulimin e informacionit nga jashtë”.
"Serbia duhet të shtojë përpjekjet e saj për një afrim më të qëndrueshëm dhe më gjihtëpërfshirës dhe të na sigurojë për kursin e saj strategjik, duke përfshirë edhe mbështetjen e masave kufizuese të BE-së të vendosura ndaj Rusisë në sfondin e luftës kundër Ukrainës”, tha zëdhënësi i Komisionit.
Regres në lirinë e medias
A ka bërë Serbia ndonjë përparim në këto fusha kyçe?
Ndërsa ligjet e medias në Serbi janë ndryshuar, ndryshimet nuk e kanë ndaluar gërryerjen e vazhdueshme të lirisë së medias.
Në fakt, Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian vëren një "kthim prapa" në lirinë e shprehjes në Serbi, duke deklaruar se "mjedisi për gazetarët, profesionistët e medias dhe mediat [është] përkeqësuar seriozisht".
Organi Rregullator për Median Elektronike (REM) është institucioni kryesor përgjegjës për mbikëqyrjen dhe sigurimin e pavarësisë së medias elektronike në Serbi.
Një nga detyrat e saj kryesore është zgjedhja e anëtarëve të rinj të këshillit të REM, një proces që synon të garantojë autonominë e organit. Megjithatë, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet akuzohet për manipulim të procesit zgjedhor për të ruajtur kontrollin mbi REM, duke minuar kështu pavarësinë e medias elektronike në vend.
Serbet duhet te hidhen jashte nga Europa e te shkojne nga erdhen. Jane plaga me qelb e Europes qe i kane sjelle shkaterrim jo vetem Gadishullit Ilirik por tere Europes se qytetruar. Kjo fare nomade bashke me Bullgaret e ortodoksine e tyre kane qene pararoja e Aziatikeve nomade mongole per te zaptuar trojet e racen tone te bukur. Ortodoksia me makinacionet sllavo-aziatike i mori Romes gjysmen e Perandorise, e drodhi si kryekurve me Ottomanet, ha majtas e djathtas. Te njejten gje po ben edhe Kremlini me nje kembe ne Europe, nje ne Kine e nje ne Amerike me dhendrrin faqezi te grave sllave. Kur hapesh shume bythesh do vije nje moment qe do shkelyesh kane pas thene te paret tane te shenjte. Nga popujt me te mencur te botes shquhen 4 popuj per fjalet e tyre te urta e te mencura. 1)Shqiperia, 2)Indianet e Amerikes native, 3) Persia, 4) Kina. Pse? Sepse jane me te lashtet e planetit. Shqiptaret mbijetuan nga Kuvendet e Burrave e jo nga ligjet e pordhura qe na qelben trojet.