Bota26 Maj 2023, 18:52

Vuçiç mban antimiting pas protestave masive, mbledh mijëra militantë në shesh për të treguar forcën

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç mban antimiting pas protestave masive, mbledh mijëra

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur sot në një tubim mbështetësit e tij, në atë që mediat pranë e tij e quajnë tubimi më i madh në histori. I shqetësuar pas protestave që erdhën për vrasjet në vend, Vuçiç ka thirrur një tubim në sheshin “Nikola Pashiç” në Beograd, para Kuvendit Popullor.

Që nga mëngjesi i sotëm në Beograd kanë mbërritur autobusët me mbështetës, të cilët do të jenë pjesë të kësaj mbledhjeje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se në takim do të flasë si president i vendit, jo si kryetar i partisë dhe do të ofrojë zgjidhje të reja dhe dialog me ata që mendojnë ndryshe. Ai tha se tubimi i sotëm nuk është tubim i SNS-së dhe as kundër tubim.

Vuçiç mban antimiting pas protestave masive, mbledh mijëra

Një numër i madh i policëve dhe snajperëve janë vendosur në çatitë e ndërtesave përreth Kuvendit të Serbisë, transmeton N1.

Policia me veshje civile është vendosur para Kuvendit. Zyrtarët qeveritarë hyjnë në ndërtesën e Kuvendit Kombëtar nga rruga “Kosovska”.

Liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Milan Knezheviç dhe Andrija Mandiç, me ftesë të Vuçiçit do të marrin pjesë në takimin e sonte në Beograd.

Vuçiç mban antimiting pas protestave masive, mbledh mijëra

serbia kurti