Bota27 Prill 2023, 21:11

Vuçiç në spital? Opozita serbe shpërthen në mallkime: Ishalla vdes, populli nuk e do

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç në spital? Opozita serbe shpërthen në
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është shtruar me urgjencë në spital.

Lajmi është bërë i ditur nga opozita serbe pas një postimi në rrjete sociale, ku shkruhej se presidenti serb nuk ndihet mirë.

Mediat vendase raportojnë se opozitarët kanë shpresuar dhe uruar që Vuçiç të mos mbijetojë.

Dragan Vidakoviç, presidenti i lëvizjes opozitare, ka shkruar në Tëitter se ka dëgjuar se Vuçiç është në spital dhe se shpreson se “Zoti do të na shikojë”.

“Sapo mora një telefonatë nga VMA, presidentin e sollën me urgjencë. Hera e dytë në 20 ditët e fundit. Këtu e lus Zotin të na shikojë.”, shkruan Vidakoviç.

Sakaq, të njëjtën gjë kanë shkruar edhe disa komentues.

vucic spital opozita serbe mallkime