
Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar se anëtarët e grupit mercenar Wagner financoheshin plotësisht nga shteti.
Sipas Putin, Wagner-it iu dhanë 86.2 miliardë rubla ose (1 miliard dollarë) vetëm nga maji 2022 deri në maj 2023 për paga dhe shpërblime, të cilat erdhën nga ministria e mbrojtjes dhe buxheti i shtetit.
“Ne gjithmonë i trajtuam me shumë respekt luftëtarët dhe komandantët e këtij grupi, sepse ata vërtet treguan trimëri dhe heroizëm”, tha Putin, teksa shtoi se autoritetet do të shqyrtojnë se si janë shpenzuar paratë e paguara për Wagner dhe udhëheqësin e tij.
Ndërkohë pas kryengritjes që trazoi Rusinë, autoritetet ruse kanë konfirmuar se Wagner do të çarmatoset dhe një pjesë e anëtarëve do të kalojnë nën administrim e ushtrisë.
Lini një Përgjigje