TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2023, 16:12

Zbulohen të tjera detaje nga testamenti i Berluskonit/ Partnerja 33-vjeçare mori 100 milionë euro, 30 milionë euro për bashkëpunëtorin e mafies

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen të tjera detaje nga testamenti i Berluskonit/ Partnerja

Ish-kryeministri italian Silvio Berluscon, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare i ka lënë 100 milionë euro gruas së tij 53 vjet më të re, Marta Fascina, në testamentin e tij.

Mediat italiane më herët kanë zbardhur testamentin që la pas Berlusconi dhe dëshirat e tij të fundit. Marina dhe Pier Silvio, fëmijët nga martesa e parë e Berlusconit janë përfituesit më të mëdhenj të aksioneve në kompaninë “Fininvest”, ku së bashku arrijnë arrijnë 53% të aksioneve. Ndërsa pjesa tjetër, ndahet në mënyrë të barabartë për fëmijët e tjerë nga martesa e dytë Barbara, Eleonora dhe Luigi. Dy fëmijët nga martesa e parë zotërojnë gjithashtu 60% të pronave të tjera.

Partnerja e tij milionere Marta Fascina, 53 vite më e re se i ndjeri, i është lënë shuma më e madhe edhe pse dyshja nuk ishin martuar me kërkesë të fëmijëve të Berlusconi-t.

Në testamentin e tij Berlusconi ka përfshirë edhe bashkëpunëtorin e tij të denoncuar nga mediat si të lidhur me mafian, Marcello Dell’Utri, sipas të ndjerit për “dashurinë e ndërsjelltë që kishin për njëri-tjetrin”. Ish-kryeministri italian i ka lënë bashkëpunëtorit të tij 30 milionë euro.

Dell’Ultri është i vetmi trashëgimtar jashtë lidhjeve familjare të Berlusconi dhe raportohet se ishte prekur nga vendimi i mikut të tij për t’i lënë pjesën e pasurisë.

Biznesmeni italian dhe ish senator ka kryer pesë vite burg në vitin 2014 për lidhje me mafian siçiliane dhe ndërmjetësim me bizneset e Berlusconi nga viti 1974 deri në 1992. Thuhet se Dell’Ultri i ka mohuar akuzat.

“Vetëm kam qarë gjithë mëngjesin. Atë e kisha si vëlla, njiheshim prej 60 vitesh. Gjithmonë më ka ndihmuar, dhe në universitet ndanim bashkë shënimet”, u shpreh dje Dell’Utri për agjencinë vendase ANSA duke shtuar se nuk e priste që Berlusconi të bënte këtë gjest.

Vëllai, motra e Berlusconi dhe gruaja e tij e parë Carla Dall’Oglio, do të mbajnë 53% të aksioneve industriale në Fininvest. Deri tani ata kishin pasur vetëm 7.65%.

Sipas mediave italiane, tre fëmijët e Berlusconi, Luigi, Eleonora e Barbara, nga martesa me Veronica Lario, do të kontrollojnë 47 përqind të aksioneve të mbetura të Fininvest.

Familja kontrollon gjithashtu kompani si MediaForEurope (Ish-Mediaset), e drejtuar nga Pier Silvio Berlusconi, shtëpia botuese Mondadori, e drejtuar nga Marina Berlusconi, si dhe banka Mediolanum.

berluscon pasuri marta fascina

Lini një Përgjigje