Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se NATO është një makineri lufte dhe tanimë po i drejtohet kufijve të Rusisë.
Mediat e huaja raportojnë se sipas Peskov aleanca ushtarake e NATO-s është projektuar si një instrument konfrontimi dhe jo paqeje.
“NATO nuk është një instrument paqeje, është një instrument konfrontimi. NATO u krijua në këtë mënyrë, si një instrument konfrontimi. Ajo është një makinë lufte. Dhe i është afruar kufijve tanë gjatë gjithë kohës. Ne nuk ishim rehat dhe i paralajmëruam dhe u thamë: Le të diskutojmë shqetësimet tona. Por ata nuk donin.”, tha Peskov.
Duke iu referuar sanksioneve anti-ruse të vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj evropianë, në një deklaratë të fundit Peskov tha se ato janë "një thikë me dy presa". Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se Perëndimi po kërkon të mbulohet me heshtje ose me gënjeshtra.
"Presioni ndaj Rusisë nuk do të ulet dhe kjo nuk paraqet pengesë për zhvillimin e vendit. Po hapen drejtime alternative për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik me partnerë të rinj.", tha diplomati rus.
Lini një Përgjigje