Bota28 Dhjetor 2023, 22:54

Zelensky bisedë telefonike me Papa Françeskun: Diskutuam për formulën e paqes!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky bisedë telefonike me Papa Françeskun: Diskutuam për

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e sotme me Papa Françeskun.

Lajmi u bë i ditur nga ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë, duke shtuar se Papa dhe Zelensky folën gjithashtu për punën e përbashkët në Formulën për Paqe. Më tej Zelensky e falenderoi Papën për mbështetjen shpirtërore të popullit ukrainas.

Sapo fola me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun për të shprehur mirënjohjen për urimet e tij të Krishtlindjeve për Ukrainën dhe ukrainasit, për urimet e tij për paqe, një paqe të drejtë për të gjithë ne. Ne diskutuam punën tonë të përbashkët për Formulën e Paqes, më shumë se 80 shtete janë përfshirë tashmë. I jam mirënjohës Vatikanit për mbështetjen e punës sonë”, tha Zelensky.

papa zelensky