Bota 4 Maj 2023, 12:32

Zelensky në Gjykatën e Hagës: Ne duam ta shohim Putinin të dënuar

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky në Gjykatën e Hagës: Ne duam ta shohim Putinin të
Volodymyr Zelensky në Hagë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Hagë ditën e sotme. 

Presidenti ukrainas gjatë fjalimit të tij tha se vetëm një gjykatë si e Hagës do të mund t’i kërkonte llogari Putinit për krimet e tij në Ukrainë.

“Të gjithë duan të shohin Putin në Hagë,” tha ai, duke iu referuar krimeve të luftës për të cilat është akuzuar presidenti rus.

"Gjykatat në Ukrainë do të bëjnë të pamundurën që të gjithë personat që kanë kryer krime të mbajnë përgjegjësi,” theksoi Zelensky duke falënderuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Presidenti ukrainas tha se kjo do të ishte lufta e fundit në Ukrainë, duke mbyllur fjalimin me sloganin e tij tashmë të njohur “”slava Ukraini”, që do të thotë “lavdi Ukrainës”.

Zelensky bëri thirrje për krijimin e një gjykate lufte e cila do të mbajë llogari për "krimet e agresionit" të Rusisë dhe do të mbështetet në shembullin e Nuremburgut - gjyqet e mbajtura nga aleatët kundër përfaqësuesve të Gjermanisë naziste të mundur.

Ai akuzoi Rusinë për 6000 krime lufte vetëm në prill, duke çuar në vdekjen e 207 civilëve ukrainas, përfshirë 11 fëmijë.

Presidenti ukrainas renditi krime të tjera të supozuara të luftës nga Rusia - duke përfshirë miliona sulme në rajonet e Donbasit dhe ata të vrarë gjatë pushtimit të Bucha.

Zelensky tha se "ne të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu", duke iu referuar presidentit rus Putin, të cilin ai tha se "meriton të dënohet për veprime kriminale në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare".

Ai falënderoi Holandën për furnizimin me armë në Ukrainë dhe tha se lufta fitohet me "forcën e armëve", ​​një shenjë për thirrjet e tij të përsëritura për më shumë armë nga aleatët e tij.

 

volodymyr zelensky hagë putin