TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2025, 13:47

Zelensky thirrje SHBA-së: Vendosni sanksione ndaj Moskës, si BE!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky thirrje SHBA-së: Vendosni sanksione ndaj Moskës, si BE!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje SHBA-së që të veprojë sikundër BE me sanksione kundër Moskës.

Unioni miratoi së fundmi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Zelensky shkruan se Rusia duhet të vuajë pasojat e veprimeve të saj. Ai shtoi gjithashtu se duhet një përgjigje për ta detyruar Putinin të kërkojë paqen.

"Rusia duhet të vuajë pasojat e veprimeve të saj. Nevojitet një përgjigje e përshtatshme për ta detyruar atë të kërkojë paqe. Kjo mund të arrihet me forcë të mjaftueshme ushtarake, aftësitë tona të sulmeve me rreze të gjatë veprimi dhe sanksione e presion të fortë kundër Rusisë. Partnerët tanë e kanë këtë fuqi: fuqinë për të mbrojtur jetën. Ne mbështetemi te paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së që të jetë vërtet e dhimbshme dhe te Shtetet e Bashkuara që t'u bashkohen evropianëve", shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje