Bota25 Qershor 2023, 19:52

Zgjedhjet në Greqi, numërohen mbi 60 për qind e votave; Partia e Mitsotakis mund të qeverisë e vetme  

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Greqi, numërohen mbi 60 për qind e votave; Partia e

Pas mbyllje së kutive të votimit në Greqi, ka nisur numërimi i votave dhe aktualisht po kryeson partia e Demokracia e Re, e Kyriakos Mitsotakis, me një diferencë prej më shumë se 22% nga SYRIZA e Alexis Tsipras.

Sipas raportimeve nga komisioni grek i zgjedhjeve, mësohet se deri më tani janë numëruar më shumë se 63.88 për qind të votave. Nga rezulatet e deri tanishme në Parlamentin e ardhshëm pritet të marrin deputetë tetë parti.

Me mbi 63 për qind të votave të numëruara, Demokracia e Re, e Kyriakos Mitsotakis ka marrë- 40.4 për qind, ndërsa SYRIZA e Alexis Tsipras- 17.81 për qind. Në vend të tretë më pas vjen koalicioni PASOK/KINAL me 12.37 për qind të votave.

Ndërsa partitë e tjera kanë marrë respektivisht: KKE: 7, 42 për qind/ Spartanët: 4.74 për qind/  Zgjidhja greke: 4.57 për qind/ FITORJA: 3.79 për qind/ Lundrimi i lirë: 3.08 për qind

Në nivel mandatesh, përqindjet “përkthehen” si më poshtë:

Demokracia e Re 158 deputetë/ SYRIZA 47 deputetë/ PASOK 32 deputetë/ KKE 20 deputetë/ Spartanë 13 deputetë/ Zgjidhja Helene 12 deputetë / Partia Fitore 10 deputetë/ Lundrimi i Lirisë: 8 deputetë.

Zgjedhjet në Greqi, numërohen mbi 60 për qind e votave; Partia e

greqi zgjedhjet qeveria e re