TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2023, 12:25

Zgjedhjet në Turqi, njerëz të gjitha moshave dynden në qendrat e votimit

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Turqi, njerëz të gjitha moshave dynden në
Kilicdaroglu dhe Erdogan

Njerëzit e të gjitha moshave votuese po dalin në qendrat e votimit në Turqi, Raporton Al Jazeeera.

Votimi më lartë është në qytetin më të madh me shumicë kurde në Turqi, Dijarbakir.

“Një i moshuar i shoqëruar nga një ambulancë erdhi për të votuar pak minuta më parë,”, raporton Al Jazeeera .

Disa të rinj që votuan atje theksuan "nevojën për ndryshim" pas 20 viteve të Erdoganit në pushtet.

Votimi është duke u zhvilluar në zgjedhjet e Turqisë, ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdogan përballet me sfidën më të madhe politike të qeverisjes së tij dy dekadash.

Më shumë se 64 milionë votues me të drejtë vote do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur një president dhe parlament për një mandat pesë-vjeçar.

Çfarë thanë kandidatët pas votimit:

Erdogan:

“Votimi në të gjithë Turqinë vazhdon pa asnjë problem. Gjëja më e rëndësishme ishte se njerëzit në zonat e tërmetit mund të votonin dhe kjo po ndodh tani. Dalja në votim është e rëndësishme për të treguar forcën e demokracisë turke. Dashtë Zoti, do të jetë një ditë e qetë për të mirën e demokracisë turke”.

Kilicdaroglu:

“Të gjithëve na ka munguar demokracia, na ka munguar të jemi të gjithë bashkë. Do të shihni se pranvera do të vijë në këtë vend pas sot dhe pranverat do të vazhdojnë gjithmonë.”

Ogan:

“Dua t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, ju lutemi shkoni në qendrat e votimit dhe jepni votën tuaj. Le të kemi një ditë zgjedhjesh të qetë dhe paqësore të gjithë së bashku sot.”

 

zgjedhjet në turqi

Lini një Përgjigje