TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2025, 17:52

Zjarr në një spital në Hamburg, 3 të vdekur dhe 50 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në një spital në Hamburg, 3 të vdekur dhe 50 të

Një zjarr shpërtheu gjatë natës në një spital të moshuarish në Hamburg të Gjermanisë. 3 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa rreth 50 të tjerë janë plagosur.

Tre viktimat ishin mes moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga të plagosurit ndodhen në rrezik për jetën. Zjarri në spitalin në Marienkrankenhaus nisi rreth mesnatës në katin e parë të ndërtesës.

“Disa të moshuar, me probleme të lëvizjes, u evakuuan përmes korridoreve të ndërtesës”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Lorenz Hartmann.

Zjarrfikësit arritën që ta vinin nën kontroll zjarrin para se të përhapej në ndërtesë dhe të kërcënonte pacientët e tjerë. Policia në Hamburg tha se është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Lini një Përgjigje