TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2024, 19:57

Zjarret e frikshme në Athinë, reagon KE: Do të dërgojmë dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret e frikshme në Athinë, reagon KE: Do të dërgojmë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, për zjarret që Greqi.

“Ne qëndrojmë pranë Greqisë ndërsa lufton me zjarret shkatërruese”, tha presidentja e Komisionit, ndërsa bëri me dije se do të ofrojnë mbështetje me dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca.

“BE po dërgon mbështetje nga flota rescEU: dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca. Gjithashtu, janë duke u vendosur zjarrfikëse nga Çekia dhe Rumania. Ky është Solidariteti i BE-së në veprim”, shprehu ajo.

 

Lini një Përgjigje