TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 22:17

"23 Korrik"/ Mesazhi gjigand para Kryeministrisë, protestuesit paralajmërojnë mobilizim

Shkruar nga Pamfleti

"23 Korrik"/ Mesazhi gjigand para Kryeministrisë, protestuesit

Protestuesit kanë zgjedhur një mënyrë simbolike për të paralajmëruar protestën e radhës, duke vendosur një mbishkrim gjigand me datën "23 Korrik" në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara godinës së Kryeministrisë.

Me germa të mëdha të vendosura në shesh, data i referohet thirrjes që organizatorët u kanë bërë qytetarëve për t'u bashkuar në protestën e planifikuar në këtë ditë.

Mesazhi u vendos në të njëjtin vend ku prej javësh zhvillohen protestat kundër qeverisë, ndërsa protestuesit deklarojnë se mobilizimi do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Veprimi simbolik vjen në një ditë kur Kuvendi zhvilloi një nga seancat e fundit plenare përpara ndërprerjes së punimeve për pushimet verore.

Më herët gjatë ditës, protestuesit u grumbulluan edhe përpara Parlamentit, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj deputetëve me brohoritje dhe hodhën vezë në drejtim të godinës dhe kordonit të sigurisë.

Ashtu si në protestat e mëparshme, forca të shumta policie krijuan një perimetër sigurie përreth Parlamentit, duke penguar afrimin e protestuesve pranë hyrjes së godinës.

"23 Korrik"/ Mesazhi gjigand para Kryeministrisë, protestuesit

Lini një Përgjigje