TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 14:00

Ilir Beqaj kërkon sërish ndryshimin e masës së sigurisë, ofron garanci pasurore

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Beqaj kërkon sërish ndryshimin e masës së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs, përmes të cilit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në burg".

Kërkesa është depozituar sot në Gjykatë dhe synon zëvendësimin e masës aktuale me një masë më të lehtë sigurie.

Në rekursin e paraqitur, Beqaj ka ofruar edhe garanci pasurore, duke argumentuar se ajo është e mjaftueshme për të siguruar respektimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga procesi penal.

Tashmë i takon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse do të lërë në fuqi masën e arrestit në burg apo do të pranojë ndryshimin e saj në një masë tjetër sigurie.

ish-ministri i shëndetësisë ilir beqaj gjykata e lartë arrest ne burg

Lini një Përgjigje