Takimi i shumëpërfolur i Arubës, i cili sot është pjesë e dosjes së SPAK-ut për një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, ishte sinjalizuar vite më parë nga autoritetet belge. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se për ekzistencën e këtij takimi është informuar që në vitin 2021 gjatë një dëshmie në Prokurorinë Federale të Belgjikës, ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me çështjen e platformës së koduar Sky ECC. Sipas Hoxhës, pikërisht gjatë atij takimi autoritetet belge i folën për një mbledhje të zhvilluar në ishullin Aruba, ku dyshohej se kishin marrë pjesë figura të rëndësishme të krimit të organizuar shqiptar. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ai ka zbardhur shumë detaje.
-Jam me Artan Hoxhën i cili ka qenë nga të parët në emisionin tim që ka folur për këtë çështje, meqë emisioni nuk zhvillohet për arsye të kampionatit evropian po e bëj dhe po e pyes në YouTube, dhe është dhe një reels në rrjetet sociale. Artan, si e more vesh për takimin e Arubës? Ti ke qenë nga të parët që ke folur për të.
Unë kam qenë në vitin 2021 në Belgjikë, i thirrur nga prokuroria federale belge, dhe për të dëshmuar në atë kohë në lidhje me çështjen e Sky-t kam dhënë një intervistë në gazetën britanike Daily Express ku kisha publikuar të dhëna dhe deklaroja që rrjeti i kriptuar Sky përdorej nga krimi i organizuar si një mjet komunikimi i sigurt dhe ky program i kriptuar ishte kthyer tashmë në rrjetin kryesor të komunikimit mbasi ishte goditur EncroChat-i...
Dhe kur më thërresin në Belgjikë për këtë, sepse edhe ata e morën e filluan çështje, referuan, dhe më kërkuan të dhëna për domethënë për bisedën e sipër, aty bëmë shkëmbyem informacion dhe për nivelin e krimit të organizuar shqiptar. Dhe në një moment vjen një oficer i policisë gjyqësore atje dhe më thotë, ore ke dëgjuar thotë për një takim që është bërë në ishullin Aruba përballë Venezuelës? I thashë jo. Po sepse tha ne na rezulton tha që aty është bërë një takim i nivelit të lartë tha dhe ne mendojmë që aty janë bosët kryesorë tha të krimit të organizuar shqiptar. I thashë unë nuk i kam dëgjuar por nëse ju keni ndonjë të dhënë i thashë unë të personave mund ta marr. Edhe nuk e keni sqaruar i thashë unë, unë mund t'i shoh se mund t'i njoh i thashë unë. Dhe në atë moment, ai shkon mos gaboja edhe sjell një... kishte një material, kishte dhe një foto dhe më përmend disa emra. Dhe aty me iniciale kam parë dhe emrin E. Rama.
-Sa persona kanë marrë pjesë në Aruba?
Në bazë të asaj që unë pashë aty, së pari mua më interesoi pjesa pse është bërë takimi në Aruba, e dyta a kemi të bëjmë me një takim ku është bërë një marrëveshje për narkotrafikun apo marrëveshje biznesi, a kemi të bëjmë me njerëz që janë takuar aty sepse i ka sjellë interesat apo që kanë një njohje të mëparshme dhe njëri-tjetrin, dhe thjesht kanë lënë një takim në një vend duke patur parasysh edhe mënyrën se si ata e kalojnë ditën. Nga interesimi që bëra mora informacion që takimi është bërë në Aruba e para për shkak se disa nga ata që ishin në takim nuk shkelin dot në Shtetet e Bashkuara.
-Po pse nuk shkelin dot në Shtetet e Bashkuara? Edhe për çfarë arsye janë takuar në Aruba, mund të ishte Aruba mund të ishte Republika Dominikane mund të ishte tjetër gjë?
Mund të shkonin në një nga ato në Antile ka plot vende, por ata kanë shkuar pra dhe po them pse kanë shkuar në Aruba. Pra Artur Shehu jeton në Miami. Pra këta zbritën nga Miami ka ardhur aty. Këta të tjerët erdhën nga Majorka, nga Gjermania, vëllezërit Osmani, nga Panamaja është më e thjeshta për të mbërritur aty.
-Jo them prej nga ishin personazhet që erdhën aty.
Dhe takimi u la në Aruba dhe prej një fakt tjetër, këta që erdhën nga Evropa, vëllezërit Osmani që shfaqen në dosje, janë pronarë të një rrjeti të madh kazinosh në Gjermani.
-Tani nga personat që kanë marrë pjesë në Aruba, janë arrestuar vetëm personat që janë në Shqipëri?
Dhe diçka tjetër te takimi. Pse u la në Aruba? Sepse thashë, këta ishin pronarët e rrjetit të kazinove dhe ishin qejf e... si të them unë, e kalonin jetën tek... Aruba është një vend që shquhet për argëtimin dhe për kazinotë. Ndërkohë Artur Shehu po ashtu është një njeri që shfaqet në disa kazino. Pra ata kanë qëndruar një javë dhe për argëtim përmes të tjerash. Atëherë nga informacioni që kam marrë unë, unë kam folur me dy nga pjesëmarrësit e takimit. Me Artur Shehun kam folur në Miami mbasi e kisha publikuar lajmin dhe më shumti i duhej se donte të sqaronte se çfarë kishte ndodh. Dhe kam folur dhe me një person tjetër që kishte në takim i cili nuk ka ndonjë rëndësi për çështjen. Por ai më ka sqaruar saktësisht që ne nuk kemi qenë në takim për të bërë një deal sepse unë jam qytetar i lirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jam i hetuar nga autoritetet amerikane dhe nuk jam në pjesën e aktivitetit tim përfshirja në aktivitete të narkotrafikut. Dhe më thotë takimi atje është bërë së pari me ishin një grup i mish, së dyti për të diskutuar për çështje të biznesit, gjë që me sa di unë është diskutuar dhe për ndërtimin e një hoteli në zonën e Zvërnecit. Por meqenëse vlera e hotelit ishte diku te 35 milionë euro, ai ka thënë që nuk kam interes për ta vazhduar këtë projekt sepse kam një projekt më të madh në mendje. Dhe tjetra në takim është diskutuar gjithashtu dhe për disa çështje biznesi kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit, që kanë të bëjnë me zonat ku Artur Shehu ishte pronar dhe kërkonte që të zhvillonte.
-Tani Hoxha, ka një problem. Në dosje flitet dhe një zyrtar që ka qenë prezent. Kush është zyrtari që ka qenë prezent?
Në fakt sipas të dhënave që kam marrë vesh unë aty flitet për dy. Për një person i cili në atë kohë ishte deputet, dhe personi tjetër që aty evidentohet si njeri shumë i afërt i kryeministrit Rama. Pra një njeri që përfaqësonte edhe ekzekutivin.
-Por emrat nuk janë bërë publikë?
Jo. Një njeri që përfaqësonte edhe ekzekutivin pra që mund t'i ndihmonte në marrëveshjet që do të bëheshin për biznesin se meqë ishte biznesi, do investohej në Vlorë. Si do investohej në atë zonë, çfarë dokumentacioni do t'i plotësohej.
-Pra në dosje flitet për një zyrtar, ndërkohë ju thoni që kanë qenë dy.
Ka qenë dhe një i dytë. Por nuk jepen të dhëna për personin tjetër. Pse ka qenë zyrtari? Zyrtari së pari ka qenë njohje e personave në fjalë pra është një njeri i njohur i tyre, i besuar. Gazetari italian në librin që ka publikuar më vonë, ai thotë që është i njëjti zyrtar që ka ndihmuar në atë sipërfaqen prej 30 hektarësh që ishte dhuruar ish shefit të, ish gjeneralit të Guardia di Finanza-s, gjeneral Lisi. Pra bëhet fjalë për pronën e Artur Shehut e cila iu dhurua atij për llogari të një fondacioni.
Lini një Përgjigje